E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi mjeket greke abuzuan me pacientet emigrante shqiptare

Ne 2001 ne spitalet greke qarkullonin informacione qe doktoret greke per te rritur orarin e punes dhe pageses diagnostikonin me apandesit ne menyre false emigrante shqiptare.

Ky informacion po diskutohej ne universitetin e Janines nga nje doktoreshe e re e quajtur Athina Tatsioni ndersa u degjua nga nje profesor i cili bashke me doktoreshen vendosen te investigonin kete gje dhe te shikonin me saktesisht nese ishte e vertete. Ajo e pranoi kete gje dhe se bashku me ndihmen e profesorit dhe kolegeve te saj ajo arriti te publikoi nje studim zyrtar. Ky studim tregonte se apandesitet e hequr nga paciente me emra shqiptaresh kishin mundesi qe te ishin tri here me shume te shendetshem ne krahasim me ato te pacienteve me emra grek.

Studimi krahasonte 30 paciente shqiptare me 120 paciente grek te operuar. Rezultatet dolen qe pacientet shqiptare ishin 3.4 here me shume me apandesit te shendetshem edhe pse ata ishin operuar. Studimi u krye nga profesor Joanidis dhe dr. Tatsioni.

Studimi i plote http//www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC35286/



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›