E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pese komuna te Tiranes pjese e festimeve te 100 vjetorit

Komunat e Petrelës, Bërzhitës, Baldushkut dhe Farkës kanë shpallur iniciativën e përbashkët për të kremtuar 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar nëpërmjet një axhende të pasur me aktivitete kulturore, artistike, etnografike e sportive.

Një nga pikat më të rëndësishme të kësaj axhende është shndrrimi në traditë të panairit të agroturizmit ku të 4 komunat do të prezantohen me prodhimet e tyre karakteristike dhe trashëgiminë e pasur historike e etnografike.

Një pikë tjetër e axhendës është propozimi që do ti dërgohet qarkut të Tiranës që dëshmori i atdheut Feti Vogli, banor i fshatit Baldushk, të shpallet qytetar nderi i Tiranës.

Rëndësi të veçantë drejtuesit e këtyre komunave po i kushtojnë edhe promovimit të turizmit. Në bashkëpunim me ministrinë e turizmit po punojnë që këto komuna të përfshihen në hartën kombëtare të vendeve turistike që ia vlen të vizitohen në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›