Studimi, truri nuk të lejon më shumë se dy veprime në të njëjtën kohë
Njerëzit nuk mund të bëjnë më shumë sesa dy veprime në të njëjtën kohë, sepse truri është i ndarë në dy hemisfera, të cilat angazhohen veçmas nga njëra-tjetra për çdo punë.Kështu pohon studimi më i fundit i botuar në revistën Shkenca, i cili përbën një
zbulim të studiuesve nga Këshilli Kombëtar Francez i Shkencës. Por ama ai shton se nëse dy hemisferat përtej ndarjes automatike arrijnë të realizojnë një akord mes tyre, mund ta lejojnë një person që të kryejë edhe dy veprime në të njëjtën kohë. Megjithatë sipas studiuesve, kjo është një gjë shumë e rrallë dhe që ka pak gjasa të ndodhë, vetëm tek ata persona të cilët kanë një aftësi të madhe për të vepruar
Last Updated on E Shtune, 17 Prill 2010 20:17