E Diel, 1 Nëntor 2026

27 fëmijë qëndrojnë në një dhomë 6 m katrorë

Kopshti

Teuta Peni, edukatorja e 26 fëmijëve të kopshtit që ndodhet pranë shkollës 9-vjçare është gjendur përballë vështirësive të mëdha. Në fakt, për të gjithë fëmijët ajo duhet të kujdeset në një ambient prej vetëm 6 metrash katrorë. E nuk është e vështirë të kuptosh gjendjen e saj teksa sheh që të gjithë vogëlushët i kanë lënë çantat e tyre mbi një raft ku duhet të liheshin këpucët, që lodrojnë mbi një qilim ku ka edhe disa karrige dhe ku kova e leckës mund të kthehet fare mirë në një lodër për ta, pasi lodrat janë më shumë një dëshirë sesa realitet. E nëse këta vogëlushë do të kenë ndonjë nevojë personale, do t'u duhet të shfrytëzojnë banjën e shkollës, pasi në ambientin e dedikuar atyre, një banjë hyn në "sendet" e luksit. Edukatore Teuta thotë se vç lagështirës e problemeve të tjera, numri i madh i fëmijëve në këtë dhomë është problemi më i madh. Ajo thotë se sëmundjet virale përhapen me shpejtësi tek fëmijët, higjiena është mjaft e vështirë dhe hapësira që ata të mund të luajnë është shumë e vogël. Kur bëhet fjalë për një kopsht që ndodhet jo shumë larg qendrës së qytetit, këto kushte janë të papranueshme. Edhe kjo edukatore ngre shqetësimin e zvarritjes së godinës së re.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›