Studio pornografike me studente në Tiranë
23/01/2005 TIRANË – Që prej pesë ditësh, "zëdhënësi i AKSH" ka mbetur pa akuzë. Policia i ka vënë prangat maniakut seksual, por nuk mund ta akuzojë 70-vjeçarin, pa përfunduar hetimet nga antitrafiku.
Akuza
Pas gjetjes së disa materialeve kompromentuese, Prokuroria nxori një urdhër-arresti për Sulejman Omerbashin, duke e akuzuar fillimisht për shfrytëzim prostitucioni. Por, sipas të dhënave që kanë dalë më vonë, 70-vjeçari nuk ka shfrytëzuar asnjë femër për qëllime përfitimi, por ai ka kryer me to marrëdhënie dhe, pasi i ka fotografuar, ka pritur vajzën e radhës. Megjithatë, Sulejman Omerbashi mbahet nën masa sigurie, vetëm sepse në shtëpinë e tij pas një kontrolli të imtësishëm u gjetën 60 foto pornografike dhe disa materiale, të cilat i përkasin AKSH-së.
AKSH
Burime nga akuza shprehen se, Omerbashi, i vitlindjes 1935, i divorcuar prej pesë vjetësh nga bashkëshortja, ushtronte një veprimtari të fshehtë. Kompjuteri që iu gjet në shtëpi, së bashku me materialet kompromentuese, u sekuestruan. Në serverin e kompjuterit u gjetën disa materiale, të cilat, sipas akuzës, janë përdorur nga Armata Kombëtare Shqiptare. Vetë Omerbashi, të cilit ende nuk i është komunikuar akuza, është shpehur se ka ndihmuar në shtypjen e këtyre dokumenteve që i përkasin Armatës, duke lënë enigmë veprimtarinë e mëtejshme.
Dhurata
Që prej pesë ditësh ai është duke u marrë në pyetje nga forcat e antitrafikut dhe antiterrorit. Sipas prokurorit të çështjes, Sulejman Omerbashi u zbulua si veprimtar i fshehtë i AKSH-së, vetëm nga vajza me emrin Dhurata Aliaj. Mësohet se të gjitha materialet e AKSH-së shtypeshin në shtëpinë e Sulejman Omerbashit. Por deri tani, 70-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime rreth fakteve tepër të dyshimta dhe kompromentuese që iu gjetën në kompjuter. Nga akuza bëhet e ditur se, ky rast mund të shërbejë për të zbuluar edhe origjinën e disa veprimtarive të tjera terroriste.
"Rekrutimi" i vajzave
Sulejman Omerbashi ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore, se që nga dita kur është divorcuar me bashkëshorten e tij, është munduar të ketë një jetë seksuale normale. Kështu, ai lidhet me vajzën e quajtur Dhurata Aliaj. Kjo e fundit, pasi njihej me vajza të ndryshme, të mitura, studente dhe të divorcuara, ia dërgonte në shtëpi 70-vjeçarit. Ndërsa, Omerbashi, përveçse kryente marrëdhënie me to, i detyronte të pozonin nudo. Kështu për një periudhë jo të gjatë, në shtëpinë e Sulejman Omerbashit, u futën gjashtë femra, të cilave ai u bëri foto pornografike. Janë gjithsej 60 foto. Në disa prej tyre, 70-vjeçari ka dalë edhe vetë nudo, së bashku me vajzat. Dhurata Aliaj, tha prokurori i çështjes, është kontigjent i policisë. Ajo është arrestuar dhe do të përgjigjet për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit me të mitura. Aliaj ra në pranga pas denoncimit të një vajze 17-vjeçare. Kjo e fundit u mashtrua nga Dhurata Aliaj, e cila i premtoi fillimisht se do ta ndihmonte nga ana ekonomike. Dhurata kishte përvojë në këtë fushë. Ajo i merrte vajzat, qëndronte disa ditë me to dhe pastaj i detyronte të kryenin prostitutën, duke iu ankuar se nuk kishin para për të jetuar. Disa prej vajzave, Dhurata i dërgonte në shtëpinë e 70-vjeçarit, Sulejman Omerbashi, ku niste procedura e re.