Kapet sekseri mashtrues
23/01/2005 Policia vë në pranga një sekser mashtrues të vizave. Burime zyrtare nga policia e Tiranës, shprehen se Çlirim Zeka është arrestuar pas denoncimit të bërë nga dy persona, të cilëve u kishte marrë 2400 euro në këmbim të dy vizave italiane. Ngjarja ka ndodhur në datën 12 dhjetor të vitit të shkuar.
Ngjarja
"Më jepni nga 1200 euro secili në dorë dhe unë do ju jap për 15 ditë garancitë dhe dokumentacionin për punësim në Itali", ky ka qenë premtimi që i arrestuari u ka bërë vëllezërve Reshit e Sabri Rrasa, nga fshati Kurtje i Lushnjës. Dy hallexhinjtë ishin njohur rastësisht me sekserin e vizave dhe ishin joshur nga shuma e vogël që ai u kërkonte në kërkim të dokumenteve për të shkuar në Itali. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se, sipas premtimit të Çlirim Zekës, ata do t'i merrnin letrat brenda ditëve të fundit të vitit 2004. Në të kundërt, ai do t'u kthente paratë e marra. Por, vëllezërit Rrasa, jo vetëm që nuk morën dokumentet, por sekseri as që u duk t'u jepte sqarim. Si të mos mjaftonte me kaq, ai ndërroi dhe numrin e telefonit, duke u prerë atyre të gjitha shanset për ta kontaktuar. Kur panë se po u humbnin plot 2400 euro, Reshit e Sabri Rrasa, e panë të udhës ta denonconin në polici mashtruesin. Pas arrestimit, sekseri pohoi për blutë se ishte e vërtetë që njihej me lushnjarët, por takimi ishte rastësor. Ai deklaroi se ishte takuar me ta te sheshi i Bankës së Shqipërisë, në qendër të Tiranës dhe pas një bisede të shkurtër, nuk ishte parë më kurrë me ta. E megjithë deklaratat e tij, uniformat gatitën dosjen në ngarkim të mashtruesit Çlirim Zeka. F.Bramo