E Hënë, 2 Nëntor 2026

Itali, pranga 18 shqiptarëve për trafik droge

23/01/2005  

Goditet nga Antidroga italiane një rrjet trafiku. 25 të arrestuar, 15 të përzënë nga Italia, 10 makina të sekuestruara së bashku me 25 celularë, 3 gr anfetamine, 2,2 kg kokainë e pastër, 46 mijë euro nga trafiku i, ky ka qene bilanci i aksionit te madh te quajtur "Silver 2004". Droga nisej nga Shqiperia me gomone dhe anije dhe mbërrinte në shumë porte italiane të vendosura mes Pulias dhe Venetos. Më pas mbërrinte në Arezo ku shperndahej ne mënyrë të veçantë në klubet e natës. Klientë të drogës ishin profesionistë, studentë dhe studente të cilat festonin me kokainë daljen me sukses të një provimi apo një ditëlindje. Sipas hetuesve kërkesa për kokainë në treg ishte aq e forte sa gjate 8 mujave të hetimeve, kur një shpërndarës arretohej ai zëvëndësohej menjëherë nga një tjetër, pavarësisht rrezikut për të përfunduar në burg. Shpërndarësit vepronin shumë shpesh në mënyre të dhunshme bile arrin të rrihnin egërsisht titullarët e klubeve dhe të vendeve të cilet kundërshtonin shitjen e lëndëve narkotike në lokalet e tyre. Te arrestuarit e tjerë gjatë operacionit janë një moldave, dy domenikiane,një çift rumun dhe 3 shtetas italianë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›