Dorëzohet në polici nipi i Arben Malaj
23/01/2005 TIRANË – Akuzohet për grabitje me dhunë, por papritur dorëzohet, pasi ka mësuar se Prokuroria ka kërkuar 7 vjet burg për të. Shkëlqim Malaj, nipi i ministrit Arben Malaj, është dorëzuar në Komisariatin numër dy në kryeqytet, ndërkohë që gjykimi i tij është bërë në mungesë. Malaj, Fiorentina Bombaj dhe Urim Çupi akuzohen për grabitje në bashkëpunim. Grupi për të tërhequr "peshqit" e majmë në grep, hajdutët kanë përdorur një metodë joshëse. Vajzat mund ta bëjnë mirë këtë punë, kanë menduar ata, dhe në një farë mënyre ka funksionuar.
Grabitës
Vajza që është përdorur si karrem në këtë rast, për organin e Prokurorisë është kontigjent i përhershëm. Quhet Fiorentina Bombaj. Bashkë me të dashurin e saj Urim Çupi dhe shokun e grupit, Shkëlqim Malaj, djali i vëllait të Arben Malaj, organizuan grabitjen e kosovarit, Maliq Shala. Prokurori Dritan Nushi, tha se njohja është bërë në lokalin e marrë me qira nga i pandehuri Shkëlqim Malaj.
Karremi
Vajza e ka joshur fillimisht shtetasin nga Kosova. Më pas e ka tërhequr në dhomat e hotel "Tirana". Sapo e pandehura Fiorentina dhe "gjahu" i saj janë futur në dhomë, dy shokët e saj të gatshëm janë hedhur në sulm. Urim Çupi dhe Shkëlqim Malaj, të veshur me maska janë futur në dhomën ku ishte çifti. I pandehuri Malaj duke e kërcënuar me një thikë e ka detyruar të nxjerr paratë. Shuma e vërtetë e parave nuk deklarohet, megjithse para gjykatës është thënë se kosovarit i janë marrë 130 euro dhe 20 mijë lekë. Pas këtij veprimi, vajza largohet me dy djemtë ndërsa Maliq Shala i drejtohet policisë. Në pranga vihen menjëherë Fiorentina Bombaj dhe Urim Çupi. Ndërsa Shkëlqim Malaj shpallet në kërkim. Për dy të parët hetimi që nga korriku i vitit të kaluar u bë në gjendje arresti, ndërsa për Malaj në mungesë. Çështja arriti në gjykatë.
Dorëzimi pas kërkesës për dënim
Vetëm pasi u dhanë konkluzionet nga prokurori Dritan Nushi, para gjyqtarit Kreshnik Omari, nipi i Arben Malajt dorëzohet në Komisariatin numër 2 Tiranë. Për Shkëlqim Malaj, prokurori kërkoi dënimin me 7 vite burg, për Fiorentina Bombaj dhe të dashurin e saj, Urim Çupi, nga 6 vite burg. Sipas prokurorit të çështjes, Shkëlqim Malaj, do të paraqitet në gjyq për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen. Ndërkohë që para gjykatës është bërë sigurimi i provës me shtetasin kosovar Maliq Shala dhe në polici janë bërë katër seanca për njohje. Nushi tha se, avokatët kanë vajtur në Kosovë dhe kanë siguruar një prokurë nga i dëmtuari, sipas së cilës ai tërheq kallëzimin, duke thënë se nuk është grabitur dhe se në pamundësi për t'u paraqitur në gjyq, lëshon deklaratën noteriale. Kjo deklaratë, tha prokurori, nuk mund të merret në konsideratë.
Alma Çuka
Përplasja e Malajt me Prokurorinë e gjykatat
Në qershor të vitit 2004, pikërisht në 15-ditëshin e dytë të tij, Prokuroria shqiptare mbeti pa rroga, pasi Ministria e Financave kishte bllokuar pagesat. Shkak, sipas saj, ishin një numër prokurorësh që nuk ishin përcaktuar në buxhet për t'u paguar, por që ishin punonjës të institucionit. Ministria e Financave pohonte se, në janar, kur është miratuar Buxheti i Shtetit për Prokurorinë, bëhet e ditur se është llogaritur që të paguhen 760 prokurorë dhe hetues. Aktualisht janë 780 të tillë në institucionin e akuzës. Kjo diferencë, jo fort e papritur, ka bërë që rrogat e gjysmës së dytë të qershorit të mbeten pa u dhënë, pasi Ministria e Financave ka bllokuar çekun e duhur. Pas një bisedimi disa ditor, Prokuroria dhe gjykatat, së fundmi, morën paratë e bllokuara përkohësisht nga dikasteri i Malajt.