SHBA, Berisha takon Ivanov: Dënon enciklopedinë
Kryeministri Berisha e ka konsideruar të paparanueshme përmbajtjen e Enciklopedisë maqedonase. Deklarata e tij erdhi pas takimit me presidentin e Maqedonisë, Ivanov gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
SHBA- Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me presidentin maqedonas Ivanov, ndërsa ka përfituar nga rasti për të shprehur qëndrimin e tij në lidhje me Enciklopedinë e botuar një javë më parë në Shkup.
Kryeministri Berisha e ka konsideruar të paparanueshme përmbajtjen e Enciklopedisë maqedonase.
Gjatë bisedës, të dy personalitetet rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore ndërmjet të dy vendeve, si dhe vendosmërinë e palëve për t’i forcuar e zgjeruar ato në të ardhmen. Kryeministri Berisha theksoi se publikimi së fundmi nga ana e Akademisë Maqedonase i një Enciklopedie, e cila falsifikon historinë, është një qëndrim absurd dhe i pa pranueshëm.
“Ndërhyrja e autoriteteve të lartë maqedonas me një qëndrim të qartë ndaj këtij problemi, do të ishte e domosdoshme, për faktin se askush nuk mund të ndërtojë identitet bazuar mbi falsifikim të historisë” u shpreh kryeministri Berisha.
Lidhur me këtë çështje, Presidenti Ivanov tha se, sapo të kthehej në Shkup, do përpiqet të ndikojë në këtë çështje. Duke e përgëzuar Kryeministrin Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Presidenti Ivanov u shpreh se vend i tij ndihet shumë krenar për këtë arritje të popullit fqinj e mik shqiptar.
(e.n/BalkanWeb)