Buxheti 100 police per Banken
Nga dokumenti i votuar vetem me votat e maxhorances rezulton se pas debatit mes ministrave Bode dhe Basha per numrin e policeve qe do te ruajne Banken e Shqiperise ka fituar varianti i ministrit te Brendshem. Banka do te ruhet nga 100 police dhe jo nga 50 sic propozoi ministri i Financave. Nderkohe ajo qe del nga zbardhja e dokumentit rezulton se nderhyrja e Topallit e cila propozoi shifren 60 per policet ka qene vetem per ti dhene fund debatit mes dy ministrave pasi ne fund perpara se buxheti ti shkoje Presidentit per dekretim ne zerin e punonjesve qe do te ruajne banken eshte shenuar shifra 100. Gjate diskutimit dhe votimit nen per nen te buxhetit Basha kerkoi 100 punonjes policie per te ruajtur banken. Ne mbledhjen e fundit te qeverise eshte diskutuar per nje ndryshim ne kete nen ku do te shtohet me 100 numri i punonjesve per te reflektuar nje marredhenie kontraktuale mes Keshillit te Ministrave dhe Bankes se Shqiperise e cila ne reformen e policise humbet si shume institucione te tjera mbrojtjen e policise si polici objektesh por me kete marreveshje merr persiper te financoje plotesisht koston per 100 kuadro policore per objektin qendror ne Tirane objekte te tjera ne vend dhe per transportin e sigurt qe ajo perdor tha Basha. Por i menjehershem ishte reagimi i Bodes i cili e quajti te ekzagjeruar kete numer duke propozuar gjysmen e tyre. Numri 100 eshte i ekzagjeruar. Jane pese poste roje dhe shoqerimi ne kater rrethe te Shqiperise i levizjes se cash. 100 police eshte numer shume i madh duhet te jete 50 dhe eshte e mjaftueshme. Nuk paguhen nga banka. Raporti i bankes me buxhetin eshte fare i thjeshte. Banka sa me shume rrit shpenzimet aq me pak i jep buxhetit dhe ka programuar per vitin 2011 nga 6 miliarde qe ka paguar ne 2010 do paguaje 3.7 miliard ne 2011. Banka derdh fitimin ne buxhet. Pas fjales se Bodes nderhyri edhe kryeministri Sali Berisha i cili mbeshteti variantin e ministrit Basha. Ne fund nderhyri Topalli e cila dha shifren 60 te numrit te punonjesve qe do ruajne Banken e Shqiperise dhe pas fjales se kryeparlamentares u kalua ne votim.