E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama Buxheti 2011 tregues stabiliteti

Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama pershendeti miratimin e buxhetit te vitit 2011 nga Parlamenti i Shqiperise. Deshiroj te theksoj para jush se miratimi i buxhetit te shtetit per vitin 2011 eshte padyshim nje ngjarje e rendesishme jo thjesht dhe vetem per ambiciet qeverisese dhe politike te qeverise por eshte e tille edhe per jeten e vendit pasi ky buxhet shpreh ne thelb stabilitetin dhe qendrueshmerine e qeverisjes u shpreh Rama. Sekretari i LSI-se tha se do te ishte mire qe buxheti te ishte votuar dhe nga opozita. Natyrisht qe do te ishte mire qe edhe opozita te shihte me me realizem dhe me me ndjeshmeri pozitive treguesit e ketij buxheti dhe te ofronte kontribute konstruktive pasi opozita nuk eshte thjesht dhe vetem nje vote pro ose kunder. Opozita eshte mision dhe misionin e opozitarit si nje mision te rendesishem e permbushin njerez qe kane alternative dhe qe ofrojne alternative u shpreh Luan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›