E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhi mbi BerishënNga “Die Presse”“Përmbytjet shkatërruese në veri të Shqipërisë kanë ardhur për shkak të mbledhjes së ujit në hidrocentrale “tej çdo kufiri logjik”, - thotë opozita. Dhjetëra-mijëra shtëpi janë shkatërruar Përmbytjet tragjike në

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Stuhi mbi BerishënNga “Die Presse”“Përmbytjet shkatërruese në veri të Shqipërisë kanë ardhur për shkak të mbledhjes së ujit në hidrocentrale “tej çdo kufiri logjik”, - thotë opozita. Dhjetëra-mijëra shtëpi janë shkatërruar

Përmbytjet tragjike në veri të Shqipërisë kanë sjellë një tjetër konflikt politik në vendin ballkanik. Opozita bën fajtore qeverinë për katastrofën dhe akuzon se kriza po menaxhohet keq.
“Pasi situata e emergjencës të kalojë, Partia Socialiste do të këmbëngulë që fajtorët të mbajnë përgjegjësi”, - thotë deputetja Valentina Leskaj.
Kryetari i socialistëve, Edi Rama, i bëri thirrje qeverisë që të japë menjëherë pará në dorë për çdo familje të prekur.
Ai tha se fajtorë për situatën e rëndë nuk janë shirat e shumtë apo shkrirja e borës, por mbledhja e ujërave në hidrocentrale “tej çdo kufiri logjik dhe kriteri shkencor, vetëm për të përfituara pará”.
Shumë herë Rama ka akuzuar qeverinë se ka vjedhur zgjedhjet parlamentare të vitit që shkoi; opozita po bojkoton për këtë arsye parlamentin që atëherë.

Katastrofë nga përmbytjet në veri

Në veri të Shqipërisë, reshjet e nisura prej më shumë se dhjetë ditësh kanë shkaktuar përmbytje të rënda, duke marrë përpara mijëra shtëpi. Vetëm në qytetin e Shkodrës dhe në rrethina u desh të evakuoheshin 5 mijë njerëz.
Lumi Drin ka thyer gjithë barrierat, autostrada Shkodër-Tiranë është përmbytur.
Ky aks shumë i rëndësishëm lëvizjeje mund të kalohet vetëm nga makinat ushtarake dhe kamionët. Gjithashtu mijëra hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë.

Një televizion privat citoi të hënën një studim të Sekretariatit të Shtetit të Zvicrës për Ekonominë (SECO), të cilit qeveria shqiptare i ka akorduar rreth një milion euro, që thotë se digat e hidrocentraleve më të rëndësishme në veri të vendit janë të pasigurta dhe mund të rrezikojnë seriozisht në të ardhmen jetën e banorëve - para së gjithash kaskadat mbi lumin Drin e Mat.
Edhe firmat austriake janë të angazhuara në fushën e hidrocentraleve në Shqipëri - bëhet fjalë për EVN dhe “Verbund”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›