E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët refuzojnë të largohen nga shtëpitë, pavarësisht përmbytjeveNga Briseida Mema, AFPShirat e shumtë kanë detyruar autoritetet të hapin portat e digës së hidrocentralit të Fierzës, duke përmbytur disa fshatra pranë detit Adriatik Të rret

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shqiptarët refuzojnë të largohen nga shtëpitë, pavarësisht përmbytjeveNga Briseida Mema, AFPShirat e shumtë kanë detyruar autoritetet të hapin portat e digës së hidrocentralit të Fierzës, duke përmbytur disa fshatra pranë detit Adriatik

Të rrethuar nga ujërat e furishëm, banorët e fshatit Obot në veri të Shqipërisë, janë të vendosur për të qëndruar e për të siguruar shtëpitë e tyre modeste, të cilat janë përmbytur pas reshjeve të shumta të shiut në këtë zonë rurale prej shumë ditësh.
“Nëse Zoti ka vendosur që të vdes këtu, atëherë ashtu qoftë. Të paktën do të vdes në shtëpinë time, me të vetmen lopë që kam ende”, - thotë vajtueshëm 60-vjeçari Gjon Cepi, nga kati i parë i shtëpisë së tij të vogël.
Kati përdhes është përmbytur tashmë dhe poshtë ujit mund të shihen vetëm konturet e disa mobilieve.
Oboti, një fshat i vogël me rreth 450 banorë, dhjetë kilometra në veri të Shkodrës, qyteti më i madh në atë zonë, është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi përmbytjet katastrofike gllabëruan më shumë se dhjetë mijë hektarë tokë në këtë rajon bujqësor të Shqipërisë.
Një grup prej rreth 100 fshatarësh kanë refuzuar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, pavarësisht thirrjeve nga ana e autoriteteve.
Rruga prej katër kilometrash, që lidh fshatin me pjesën tjetër të vendit, është përmbytur gjithashtu.
Njësive ushtarake u duhen më shumë se 30 minuta për të mbërritur në Obot me varka.
Kalimi në vetvete është i vështirë, për shkak të rrymave, pemëve të rrëzuara dhe trupave të kafshëve që notojnë në ujë.
Vizitorët në Obot përshëndeten nga një qetësi hyjnore që prishet ndonjëherë nga klithmat e kafshëve të shqetësuara. Shiu vazhdon të bjerë pa pushim dhe me furi në fshat.
I moshuari Cepi nuk e pranon idenë se duhet të largohet nga shtëpia, pasi gjithçka që familja e tij ka pasur, është investuar këtu.
“Fitimet e dhjetë viteve punë të djalit tim në Itali janë shkatërruar totalisht” - thotë ai.
Në shtëpinë ngjitur, Florian Franajn - që ka punuar në Greqi - thotë se ai ka investuar 15 mijë euro për të mbjellë pemë dekorative dhe një serë ku rriten lule.
“Gjithçka u rrënua në vetëm tri orë”, - psherëtin 30-vjeçari Franaj.
“Njerëzit kanë humbur shtëpitë dhe gjënë e gjallë këtu. Kush do më ndihmojë mua për lulet dhe pemët? Vetëm Zoti do më ndihmojë”, - thotë ai.
Oficeri i ushtrisë, Gani Boceri, thotë se njerëzit e tij kanë shkuar derë më derë për të bindur banorët që të largohen nga shtëpitë.
“Por ka nga ata që duan të qëndrojnë. Ka dhe nga ata që duan të kthehen të nesërmen të shohin se ç’po ndodh me shtëpitë e tyre”, - thotë Bocari.
Me 800 ushtarët e tij, puna e Bocarit ishte që të asistonte dhe ndihmonte në evakuimin e të prekurve nga përmbytja, së bashku me sendet e tyre të jetesës.
“Dëmet e vërteta të kësaj katastrofe do të shihen në javët që vijnë, kur uji të tërhiqet”, - parashikon Marin Pena, mësues në Obot.
Shirat e rrëmbyer kanë detyruar autoritetet që të hapin portat e digës së hidrocentralit të Vaut të Dejës, duke shkaktuar përmbytje në shumë fshatra afër detit Adriatik.
Arian Starova, zëvendësministër i Mbrojtjes, që vizitoi rajonin e përmbytur, premtoi se shteti do të kompensojë dëmet materiale.
Kryeministri, Sali Berisha, që vizitoi të hënën Shkodrën, vlerësoi faktin që askush nuk vdiq në këto përmbytje.
Por drejtuesi shqiptar shtoi se ishte i shqetësuar për pasojat ekonomike të përmbytjeve në rajonin pjellor që konsiderohet si hambar i Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›