Miqësorja, Kuzhe e nis 2010-ën ndaj Irlandës së Veriut
Irlanda e Veriut do të jetë zyrtarisht kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e 3 marsit, në “Qemal Stafa”, 25 ditë pas hedhjes së shortit për kualifikimet e EURO 2012, më 7 shkurt 2010, në Varshavë.Edhe pse u fol fillimisht për në përballje me Luksemburgun modest (trajneri Kuzhe ishte kundër) dhe u punua për një miqësore luksi me Rusinë (praktikisht e rrëzuar), Irlanda paraqet një mundësi shumë të mirë për trajnerin kroat të Kombëtares sonë për të testuar grupin e lojtarëve që do të përballojë kualifikimet e radhës. Irlanda e Veriut, që ashtu si Shqipëria nuk u kualifikua në finalet e Kampionatit Botëror 2010, pasi zuri vendin e katërt në grupin 3 kualifikues, duke grumbulluar 15 pikë në 10 ndeshje, nuk është një kundërshtar i panjohur për Shqipërinë, madje ndaj saj Kombëtarja ka shkuar një prej evenimenteve historike të saj.Ashtu si Gjermania me barazimin 0-0 në vitin 1967, ku nuk mundi të marrë pjesë në finalet Kampionatit Evropian 1968, edhe Irlanda e Veriut ka pësuar të njëjtin fat me barazimin 1-1 në Tiranë (24 nëntor 1965, eliminatoret e Kampionatit Botëror 1966), ku goli i Medin Zhegës i hoqi të drejtën e pjesëmarrjes së saj në finalet e “Angli 1966”.Ndaj Irlandës së Veriut, Shqipëria është ndeshur 8 herë (të gjitha zyrtare), duke pasur një bilanc negativ: 1 fitore, 2 barazime, 5 humbje. Golaverazhi: 4-13. Të vetmen fitore kundër tyre e kemi regjistruar për eliminatoret e Kampionatit Botëror 1998, më 10 shtator të vitit 1997, në një ndeshje të zhvilluar në fushë asnjanëse, në Zyrih të Zvicrës, falë një goli të Altin Haxhit. Skuadra jonë drejtohej asokohe nga Astrit Hafizi. Kjo ndeshje është edhe fundit midis dy vendeve. Janë katër lojtarë shqiptarë që i kanë shënuar Irlandës, dhe të gjithë nga një gol: Robert Jashari, Mehdin Zhega Altin Rraklli dhe Altin Haxhi.Irlanda e Veriut mund të jetë një kundërshtar i mundshëm i Shqipërisë për eliminatoret e Kampionatit Europian, në shortin kualifikues të Euro 2012, që do të hidhet në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, më 7 shkurt 2010, pasi dy skuadrat ndodhen në vazo të ndryshme sipas stilimit që i ka bërë UEFA. Shqipëria ndodhet në vazon 5, ndërsa kundërshtari i 3 marsit, në atë 3. Në renditjen botërore të FIFA-s, Shqipëria ndodhet në vendin e 98-të (muaji dhjetor 2009) dhe në të 42-in në renditjen specifike brenda UEFA-s. Irlanda e Veriut ndodhet në vendin e 40-të në FIFA dhe në 23-in nga 53 ekipe që ka UEFA, pra në një vend shumë më komod se përfaqësuesja jonë. Bilanci me Irlandën e Veriut07.05.1965, BelfastIrlandë V.-Shqipëri 4-1Shënues: Robert Jashari24.11.1965, TiranëShqipëri-Irlandë V. 1-1Shënues: Mehdin Zhega15.12.1982, TiranëShqipëri-Irlandë V. 0-027.04.1983, BelfastIrlandë V.-Shqipëri 1-009.09.1992, BelfastIrlandë V.-Shqipëri 3-017.02.1993, TiranaShqipëri-Irlandë V. 1-2Shënues: Altin Rraklli14.12.1996, BelfastIrlandë V.-Shqipëri 2-010.09.1997, ZyrihShqipëri-Irlandë V. 1-0Shënues: Altin HaxhiBilanci: 8 ndeshje; 1 fitore, 2 barazime,5 humbje.Golat: 4-13.