E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhia tropikale Patricia i afrohet SHBA-së

Stuhia tropikale Patricia po avancon me furi drejt pjesës jugore të gadishullit meksikan Baja, i cili i përket shtetit të Kalifornisë. Ndërkohë është parashikuar të godasë këtë pjesë toke gjatë ditëve në vazhdim, por nuk është përcaktuar akoma ekzaktësisht. Lajmi u bë i ditur ditën e hënë nga Qendra Amerikane për Uraganët.
Shpejtësia e erës nga stuhia e 16-të në sezonin e uraganeve në Paqësorin Lindor arriti deri në 75 kilometra në orë dhe pritet të fuqizohet edhe më shumë gjatë orëve në vazhdim.
Epiqendra e stuhisë, ditën e dielë, ishte rreth 425 kilometra larg ekstremit jugor të gadishullit Baja Kalifornia, i cili është një destinacion mjaft popullor për turistët.
Pjesa më e madhe e instalimeve meksikane të naftës ndodhen në Gjirin e Meksikës dhe rrjedhimisht stuhitë e Paqësorit rrallë herë e kërcënojnë prodhimin ose eksportimin e naftës. Sezoni i uraganeve për vitin 2009 ka qenë relativisht i qetë dhe me pak stuhi të cilat kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Por sipas shumë specialistëve të meteorologjisë stuhia Patricia i ka të gjitha premisat për të shkaktuar pasoja të cilat mund të jenë të shumë të kushtueshme ndaj territoreve që do të preken nga ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›