E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suad Lici, dy javë pezullim

Një “shuplakë” për Suad Licin, ka ardhur dje nga Komisioni i Disiplinës.

Anëtarët e tij, të mbledhur dje për të shqyrtuar parregullsitë e vërejtura në javën e 8 të kampionatit shqiptar të futbollit, nuk e janë kursyer aspak në drejtim të gjestit të pahijshëm të futbollistit shkodran karshi tifozerisë kundërshtare në ndeshjen e luajtur të shtunën, mes Besës dhe Vllaznisë.

Tashmë Licit, përveç dënimit me 2 javë pezullim nga aktiviteti (dje e ka mësuar vetëm pak para ndeshjes Sopoti-Vllaznia dhe nuk është aktivizuar), do t’i duhet të paguajë edhe një shumë prej 30 mijë lekësh të reja gjobë.

I njëjti ndëshkim (2 ndeshje pezullim dhe 30 mijë lekë gjobë) po për të njëjtën arsye (ofendim ndaj publikut) vlen edhe për dy futbollistët që militojnë në Kategorinë e Parë, Rubin Baçi (Turbina) dhe Arsen Beqiri (Ada). Një pezullim i rëndë për  5 ndeshje shkon për Elson Bahiti (Sopoti) për protestë të dhunshme dhe ofendim të kundërshtarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›