E Diel, 1 Nëntor 2026

Suad Lici, sot gjyqi i radhës me Vllazninë për 30 milionë

Nga GJERGJ KOLA

Ish-futbollisti i kuqebluve vijon odisenë e një shume parash që nga 2006-ta, e firmosur me ish-presidentin Valter Fushaj

Prej më se dy vitesh, ish-futbollisti i Vllaznisë, Suad Lici, endet dyerve të gjykatave për të kërkuar të drejtën e tij për marrjen e një shumë prej gati 30 milionë lekësh të vjetra, si pasojë e moszbatimit të një kontrate që ai ka pasur të nënshkruar me klubin e futbollit Vllaznia në sezonin 2005-06.

Çështja ka kaluar në disa gjykata, secila ka dhënë vendimin e saj, ndërkohë që së fundi, ajo është rikthyer edhe një herë në FSHF për tu rigjykuar, meqë është një çështje sportive. Ky institucion e ka kaluar atë në varësi të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve, e cila pak ditë më parë është marrë me këtë çështje, ka thirrur palët për ti dëgjuar, ndërkohë që sot pasdite, në orën 18:00, do jetë seanca e radhës për të dhënë edhe vendimin përfundimtar në lidhje me këtë kërkesë.

Vetë Lici, duke folur në lidhje me këtë gjë, ka shpjeguar: Unë kam që nga viti 2009 që e kërkoj të drejtën time. Fillimisht e kam fituar çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, pastaj ka qenë klubi Vllaznia që e ka çuar në Apel dhe vendimi i saj ishte për ta rikthyer edhe një herë në shkallën e parë.

Së fundi, meqë është çështje sportive dhe meqë në federatë është ngritur Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve, ajo ka shkuar aty. Seanca e parë ka përfunduar dhe tashmë mbetet seanca e marrjes së vendimit.

Unë sigurisht që kërkoj të drejtën time. Janë paratë e mia, thjesht po kërkoj të zbatohet ajo kontratë e firmosur me drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia, teksa në të kanë hedhur firmë ish-presidenti, ish-sekretari i klubit dhe është noterizuar. Mendoj se jam në rregull me kërkesën time dhe, përderisa ato janë paratë që më takojnë, do ti kërkoj deri në fund.

Klubi Nga ana tjetër, klubi Vllaznia pritet të mbrohet në këtë çështje nga administratori i tij, Kujtim Shaba, dhe juristi Anketil Rroji. Pika e fortë e tyre është ajo e kalimit të afateve për shqyrtimin e kësaj kërkese të këtij ish-futbollisti tani pas pesë vjetësh. Vetëm këtu duket se do mbështeten ata, megjithatë, Lici duket se i ka marrë mirë masat.

Ai kërkon me ngulm të drejtën e tij dhe, nëse këtë nuk ia jep sot as Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve, atëherë me siguri që do ta kërkojë në një vend tjetër, deri në UEFA e FIFA. Çfarë do ndodhë sot pasdite në federate? Këtë askush nuk mund ta thotë me saktësi. Të dyja palët pretendojnë në të drejtën e tyre, por në mes janë 30 milionë lekë. Do ti marrë apo jo Suad Lici? Kjo është çështja kryesore që do po diskutohet prej më tepër se dy vitesh dhe që ende nuk ka marrë një përgjigje ashtu siç duhet.

Medja: Humbja me Kastriotin sdo kalojë pa analizë

Sekretari i shoqërisë aksionare të Vllaznisë, Agim Medja, është i mendimit se humbja e fundit në ndeshjen me Kastriotin nuk duhet kaluar pa u analizuar hollësisht. Gjyqtarët në këtë ndeshje kanë gjykuar me tendencë ndaj Vllaznisë dhe kjo gjë duhet analizuar me përgjegjësi nga njerëzit përkatës në federatë. Gabime ka pasur në këtë ndeshje dhe madje jo të pakta, por jo gjithçka ka qenë e zezë në këtë takim. Kjo ndeshje duhet analizuar mirë nga drejtuesit e klubit në bashkëpunim me stafin teknik dhe futbollistët për të nxjerrë mësimet e duhura, – ka deklaruar sekretari Medja.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›