E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglezët kundër vuvuzelave

Ka pasur një kundërshtim të madh kundër instrumentit vuvuzela, që shkakton zhurmë të madhe, i cili ndonjëherë të shqetëson edhe në televizion e lëre më nëse dikush i bie aty para juve.

Megjithatë, disa e adhurojnë atë e disa jo. Kurse anglezët kanë menduar se tani është momenti që të vendosni se çfarë të bëni.
Kompania COS nga Britania ka menduar se mund t’ju shpëtojë nga kjo zhurmë nëse dëshironi të blini një fanellë të bardhë, në të cilën shkruhet se ju nuk jeni adhurues i vuvuzelës.

Edhe pse kjo fanellë ka një çmim të ulët, thuhet se është e një kualiteti të mirë për çmimin e saj të lirë.
Kjo është e bërë nga pambuku me një mjeshtri të rrallë, ku fyti i saj është i ngushtë dhe ju bën të ndiheni mirë nëse temperatura është e nxehtë, pasi që është shumë e flladitshme. Ajo është prodhuar nga pambuku i një brendi të njohur në SHBA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›