E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gana përballet sot me SHBA

Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Gana do te perballen mes tyre ne 1/8 e Boterorit 2010, ku do te kerkojne te shfrytezojne mundesine e arte per te vazhduar aventuren e tyre Afrikane. Skuadra e drejtuar nga Bob Bradley arriti te kualfikohej se skuadra e pare ne grupin C, duke lene pas favoritet e Anglise, ne Rustenburg do te kerkoje nje tjeter sukses kunder afrikaneve. Shtetet e Bashkuara arriten ne cerekfinalet e Boterorit 2002, ku u eliminuan nga Gjermania, dhe fitorja kunder Ganes do te perseriste suksesin per amerikanet qe me pas mund te shpresojne per me tej. Ne konferencen e fundit per shtyp perpara ndeshjes, tekniku Bob Bradly ka beret e ditur se prêt nje sfide te veshtire, por edhe te bukur.

“Kane nje skuader te talentuar, atletike dhe te vendosur mire ne fushen e lojes. Ne e njohim shume mire forcen e Ganes, por besojme te forca jone. Gjithcka eshte e hapur. Ne do te kerkojme kualifikimin dhe mjendoj se do te jete nje ndeshje e kukur”, ka thene Bradly. Tekniku amerikan do te mebshtetet perseri te dy lojtaret me te rendesishem, Donovan dhe Dempsey, si dhe te moduli qe ka funksionuar ne menyren me te mire deri tani.

Nderkohe Gana do te kerkoje te mbaje gjalle shpresat e te gjithe afrikaneve, pasi eshte e vetmja skuader e kontinentit te zi qe eshte kualifikuar per ne 1/8 e Boterorit. Te besuarit e Milovan Rajevac u kualfikuan te dytet ne grupin D, pas humbjes ne ndeshjen e fundit me Gjermanine. Gjithsesi, ganezet kane treguar nje forme te mire ne ndeshjet e grupit dhe ne sfiden qe do te luhet ne stadiumin “Royal Bofateng” do te kene mbeshtetjen e te gjithe Afrikes.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›