Salihi kandidati nr. 1 per golin e 500-te ne derbi
Ka qene per shume kohe ne qender te kritikave per rendimentin e tij ne fushe gjate ndeshjeve te ketij fillim sezoni ne kampionatin austriak me Rapidin e Vjenes. Por edhe pse Hamdi Salihi ka shenuar kater gola ne fitoren e fundit 5-0 kunder Lask Linzit shkodrani nuk duket se i ka shpetuar lupes se kritikeve. Megjithate shkodrani eshte sulmuesi tek i cili Rapidi shpreson per me shume gola ne ndeshjet qe pasojne. Kete fundjave Rapidi do te luaje derbin numer 295 ndaj Austrise se Vjenes i cila eshte edhe pritese ne kete sfide. Sikurse ka bere te ditur Worldfootball shkodrani eshte kandidati kryesor per realizimin e nje goli jubilar atij te 500 ne sfidat derbi. Edhe vete shqiptari nuk deshiron ta humbe kete rast. Nderkohe qe nje pjese e shtypit qan ende mungesen e Stefen Hofman te demtuar pasi sipas tyre SalihiampCo. kane demonstruar shume boshlleqe ne manovren sulmuese.