Suarez duhet ta harrojë Evran

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka thënë se Luis Suarez duhet të tejkalojë telashet e sezonit të shkuar kur ishte dënuar për fyerje racore ndaj mbrojtësit të Manchester Unitedit Patrice Evra.
Ylli uruguaian u dënua për tetë ndeshje pasi u shpall fajtor për akuzën e racizmit.
Kurse, Rodgers ka thënë: “Luis do të ndihet i pakënaqur me atë që ndodhi sezonin e kaluar por mesazhi im është që ai të shkojë përpara. Ne duhet të shkojmë përpara. Pa marr parasysh sa vështirë që është, këto gjëra duhet të tejkalohen”.