E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rondon negocion largimin nga Malaga

Sulmuesi Salomon Rondon nuk i është bashkuar skuadrës në turneun përgatitor në Itali sepse është duke negociuar largimin e tij, ka njoftuar klubi nga La Liga të shtunën.

“Futbollisti ka mbetur në Costa del Sol sepse është duke diskutuar rreth një oferte të një klubi që ka shprehur interesim për transferimin e tij”, thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit (www.malagafc.com).

Mediet lokale raportuan se 22 vjeçari pritet ti bashkohet klubit rus Rubin Kazan në marrëveshje me vlerë prej 10 milionë eurosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›