E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindegaard vazhdon në Man Utd

Anders Lindegaard ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me Manchester Unitedin duke vazhduar qëndrimin e tij në Old Trafford deri në fund të sezonit 2015-16.

Portieri 28 vjeç, në janar pësoi një dëmtim të rëndë në nyjën e këmbës menjëherë pasi kishte depërtuar në ekip por është përfshirë në skuadër për turneun përgatitor në Skandinavi.

“Anders është ende i ri si portier dhe është ballafaquar me shumë sfida prej kur erdhi në klub vitin e kaluar”, deklaroi menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›