E Diel, 1 Nëntor 2026

Nocerino merr fanellën e Gattusos

Antonio Nocerino ka marrë fanellën me numrin 8 e cila deri sezonin e shkuar i takonte mesfushorit Gennaro Gattuso.

Pas largimit të Gattusos nga San Siro më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës, fanella me numrin 8 i është dhënë Nocerinos. “Kur luajtëm ndeshjen e fundit të sezonit kundër Novaras, Gattuso më tha se do të jetë i lumtur nëse unë marr numrin e tij dhe kjo ndodhi”, tha Nocerino për Milan Channel.

“Jam i lumtur sepse Gennaro është shok i ngushtë i cili më ndihmoi shumë. Ndihem i nderuar që do të kem fanellën e tij”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›