E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marcelo mëson nga Mourinho

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo ka thënë se është shumë i lumtur me punën me trajnerin Jose Mourinho dhe dëshiron të vazhdojë të përmirësohet nën drejtimin e strategut portugez.

Braziliani bëri mbi 150 paraqitje në La Liga pas transferimit në gjigantin madrilen në janar 2007 dhe është i lumtur me besimin e trajnerit Mourinho.

“Jam mirënjohës për Mourinhon dhe besimin që shfaqi për mua. Kam mësuar shumë me të dhe dua të vazhdoj të mësoj. Ende kam shumëçka për të mësuar dhe të përmirësohem në çdo aspekt”, deklaroi Marcelo për të përditshmen sportive spanjolle AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›