Subashi-Fule: "Pa hapjen e kutive, s'ka transparence"
Vetem pak ore pas deklarates se komisionarit per zgjerimin ne Komisionin Evropian, Fule ka reaguar deputeti socialist, Armando Subashi. "Clirimi i zgjedhjeve nga korrupsioni eshte clirimi i zgjidhjeve per shqiptaret. Falenderojme komisionerin Fule per nxitjen e sotme(dje) ne kerkim te zgjidhjes se nje krize qe rendohet perdite nga mungesa e transparences. Ne kemi bere oferten tone qe deri tani ka rene ne veshe te shurdher. Shpresojme qe neser(sot) qeveria do te kete veshe per te degjuar zerin e arsyes dhe per te hapur kutite. Pa hapjen e kutive s'ka transparence. Pa transparence s'ka zgjidhje. Pa zgjidhje s'ka kthim mbrapa te opozites se bashkuar. Apeli yne per zotin Berisha eshte publik: Clirimi i zgjedhjeve nga korrupsioni eshte clirimi i zgjidhjeve per shqiptaret", ka qene deklarata e deputetit te PS, Subashi, me te cilen ka percjelle deklaraten e Fules.