E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Transparenca e zgjedhjeve, sipas Kushtetutes

Levizja Socialiste per Integrim kerkoi dje nga Partia Socialiste qe nese ka per qellim transparencen e zgjedhjeve, t'i drejtohet rruges ligjore dhe kushtetuese. Permes nje deklarate per shtyp, nenkryetari i LSI, Edmond Haxhinasto, vleresoi dje se debati politik ne nxehje per ceshtjen e hapjes se kutive, i nxitur nga Partia Socialiste, nuk eshte aspak i lidhur me transparencen e zgjedhjeve, aq me pak ne funksion te permiresimit te standardeve per zgjedhjet e ardhshme. "Ai nisi dhe vazhdon te mbetet nje debat me objektiv te qarte politik, kontestimin e mazhorances dhe faktorizimin politik te lidershipit te PS. Identifikimi me gjoja "kauzen" e transparences nuk mund t'i mbuloje keto objektiva te opozites", u shpreh Haxhinasto. Sipas tij, asnjehere mazhoranca nuk ka qene kunder transparences se zgjedhjeve. Ajo ka qene e para qe i ka kerkuar ato. Per te, asnjehere mazhoranca nuk ka kundershtuar ngritjen e Komisionit Hetimor per transparencen e zgjedhjeve. Haxhinasto nenvizoi se shumica e ka dhene konsensusin per kete duke i dhene drejtimin e Komisionit opozites. Nenkryetari i LSI, u shpreh se asnjehere mazhoranca nuk ka penguar reformen zgjedhore, ajo ka qene e para qe ka kerkuar fillimin e ketij procesi. Haxhinasto theksoi se opozita e sotme duhet te kete te qarte se objektivat e saj politike nuk mund te realizohen duke iu imponuar politikisht dhe me ultimatume mazhorances. "Demokracia funksionon me vota, jo me kercenime. Nese opozita vertete ka qellim transparencen e zgjedhjeve, rruga ligjore dhe kushtetuese eshte e hapur per te. Me kete rast vleresojme prononcimin e Presidentit Topi qe rekomandon Gjykaten Kushtetuese per sqarimin e qendrimeve te papajtueshme te paleve", vleresoi Edmond Haxhinasto. Ai tha se "Republika e Shqiperise eshte republike e shtetit te se drejtes, dhe jo ciflig i vullneteve politike te ndonje individi te pervecem".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›