Topalli, mbeshtetje suedeze per vizat e integrimin ne BE
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli morri dje edhe mbeshtetjen e Suedise per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Gjate nje vizite zyrtare ne Suedi, kryetari i Parlamentit te Suedise, Per Uesterberg siguroi mbeshtetjen e vendit te tij ne proceset integruese. "Ne vleresojme qeverisjen tuaj, rritjen ekonomike dhe shtetin ligjor prandaj dhe ju mbeshtesim. Ne mbeshtesim integrimin tuaj dhe shpresojme qe shume shpejt te jeni anetare ne BE. Ne ju urojme sukses ne negociatat e anetaresimit dhe ne reformat tuaja, te cilat jane te guximshme por te nevojshme per kete anetaresim",-tha Uesterberg. Sipas tij, anetaresimi eshte ne te mire jo vetem te Shqiperise por edhe te Evropes. Duke u ndalur tek zgjedhjet e fundit, kreu i Parlamentit suedez tha se Shqiperia realizoi zgjedhje shume te mira ashtu si i vleresuan edhe nderkombetaret. "Kur njihen rezultatet, parlamenti fillon punen per te trajtuar ceshtjet e qytetareve, dhe nuk i takon parlamentit te trajtoje ceshtje qe tashme kane marre gjykimin nga drejtesia", u shpreh Uesterberg. Gjate takimit, u diskutua gjeresisht per politiken reformatore te Shqiperise dhe per zhvillimet politike dhe ekonomike te vendit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e vleresoi kete vizite shume pozitive dhe shprehu besimin dhe shpresen per mbeshtetjen e Suedise si vend anetar i rendesishem i BE, ne pritshmerine e gjithe shqiptareve per heqjen e vizave.