E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Partite, dialog ne favor te integrimit ne BE"

Nje dite para zhvillimit te seances plenare, Presidenti Bamir Topi, iu kerkoi forcave politike ne vend te gjejne gjuhen e dialogut dhe bashkepunimit. Nga qyteti i Beratit ku ndodhej per nje vizite pune, kreu shtetit kerkoi zgjidhjen sa me pare te krizes politike. "Une mendoj qe demokracia ne Shqiperi i ka te gjitha shanset qe te beje progres, pavaresisht se ndonjehere gjerat duket sikur nuk kane rrugedalje. Gjithmone politika ka mundesi qe mbi bazen e dialogut, te nje predispozicioni per te arritur nje zgjidhje ne funksion te Shqiperise dhe mbare shoqerise, do te dije te gjeje edhe rruget e bashkepunimit", u shpreh optimist Topi. Ne emer te realizimit te reformave dhe rruges se Shqiperise ne integrimin evropian, Topi beri thirrje per bashkepunim ne menyre qe vendi yne te vijoje rrugen drejt BE. "Ky do te jete mesazhi me i rendesishem, dominanti i jetes se politikes dhe i institucioneve te Shqiperise, duhet te jete konsolidimi i rruges se nisur per t'u anetaresuar ne Bashkimin Evropian", tha ai. Kreu i shtetit vleresoi shume rifillimin e dialogut politik, pavaresisht problemeve, duke riperseritur edhe njehere domosdoshmerine e realizimit te reformave. Qe pas nderprerjes se tryezave te negociatave mes PD-PS tek Presidenti Topi, ky i fundit jo pak here ka bere thirrje per dialog dhe gjetjen e nje zgjidhjeje per krizen ne vend. Topi ka permendur reformen ne drejtesi, si te menjehershme per tu realizuar ne kuader te procesit te integrimit te vendit. Reforme e cila kerkon 84 vota, qe mazhoranca nuk i ka pa opoziten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›