E Diel, 1 Nëntor 2026

Subashi: Partite te bejne ndryshimet ne Kod

Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi, i bën thirrje politikës të bëjë ndryshimet në kod. Sipas saj, subjektet politike janë pjesë e proceseve zgjedhore dhe si të tilla duhet të kontribuojnë për krijimin e një krime të përshtatshme për zgjedhjet e 8 majit. “Zgjedhjet janë pjesë e politikës, politika ende nuk është në rrugën e saj për të qenë në një situatë krejt normale për përgatitjen e zgjedhjeve. Vetë politika është pjesë e administrimit të procesit zgjedhor dhe sigurisht që të mbërrihet në një proces zgjedhor të kërkuar, kërkohet një klimë tjetër politike, një situatë e cila për garuesit e politikës të jetë e barabartë. Kërkohet që ti jepet fund, ti jepet drita jeshile në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të barabarta për të gjitha palët, dhe të pranueshme për të gjitha palët”, - deklaroi Subashi. Sipas saj, drita jeshile janë pikërisht ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të përmirësuar administrimin e procesit. “Kjo arrihet pa diskutim nëpërmjet forcave politike me miratimin e ndryshimeve që kërkon kodi zgjedhor. Të mendosh që ka kohë, është kaq e pa imagjinueshme për mua. Koha ka ikur aq shumë dhe afatet janë të ngushtuara për veprime konkrete, për afate konkrete që kërkon Kodi Zgjedhor”, - tha Subashi. Larg paragjykimeve, ndërhyrja në Kodin aktual Zgjedhor para majit do të ishte një hap i duhur, sipas Subashit, për të shmangur kontestimet që karakterizuan 28 qershorin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›