Subvencioni, shkurtohen fondet për fermerët
Pas jehonës së madhe për të ndihmuar fermerin me fondin e miratuar nga qeveria, 10 milionë dollarë, Ministria e Bujqësisë ndryshon papritur skemën e subvencionit. Skema e parë, e miratuar më 7 janar 2009, parashikonte mbështetje për fermerin që mbillte kultura të caktuara bujqësore, duke përfituar shuma deri në 400 mijë lekë për hektar, ndërsa skema e dytë, e miratuar më 6 maj, e çon fondin në 250 mijë lekë. Ndër të tjera, Ministria e Bujqësisë e ka ndërlikuar së tepërmi skemën e subvencionimit, duke e bërë më të vështirë. Shkak i këtyre ndryshimeve bëhet futja në projektin mbështetës me fonde të disa kulturave të tjera, si domatja dhe qepa. Pas miratimit të disa kredive pa interes akorduar subjekteve që do të mbledhin të korrat e fermerit, ministria ndërlikon skemën e këtyre të fundit, duke mos dhënë shumë shpresë për zhvillim.
Sipas pikës 4 të VKM-së, datë 6 maj 2009, masat e përfitimit të drejtpërdrejtë nga fondi i programit për mbjelljen e pemëve frutore, (mollë, dardhë, kumbull, qershi, pjeshkë, lajthi, luleshtrydhe) ullinjve dhe agrumeve në bllok, mbi 4 dynym, pa kaluar 1 ha (hektar) për fermerë individualë, dhe jo më pak se 1 hektar, dhe jo më shumë se 5 hektarë, për grup fermerësh, do të jetë 250 mijë lekë/hektar, për format tradicionale, dhe 300 mijë lekë/hektar, për format intensive të kultivimit të tyre. Forma e re zëvendëson të mëparshmen që ishte subvencionim i pastër 50 për qind të investimit, pa kaluar nivelin e 400 mijë lekëve, për jo më pak se 4 dynym të mbjella për fermerë individualë dhe jo më pak se 1 hektar për grup fermerësh.
I njëjti ndryshim ndodh me subvencionimin e vreshtave, ku nga 600 mijë lekë/hektar, bëhet 400 mijë lekë/hektar. Skema e parë ishte: për mbjelljen e vreshtave në bllok, jo më pak se 5 dynym për fermerë individualë dhe jo më pak se 1 hektar për grup fermerësh, jepen 50% e vlerës së projektit, por jo më shumë se 600 mijë lekë/hektar. Skema e re bëhet: mbjelljen e vreshtave në bllok, jo më pak se 5 dynym, por jo më shumë se 2 hektarë, për fermerë individualë dhe jo më pak se 1 hektar, por jo më shumë se 5 hektarë, për grup fermerësh, 400 mijë lekë/hektar. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, e gjithë skema e subvencionimit për fermerin u bë për shkak të zgjerimit të përfituesve, duke futur varietet autoktone të perimeve si domate, trangull, spec, qepë dhe patate. Ai fermer që mbjell në total jo më shumë se 1 hektar (njërën nga kulturat), merr subvencionim 200 mijë lekë për hektar.
Futja në skemë e këtyre kulturave mund të cenojë marrëveshjet e tregtisë së lirë që Shqipëria ka me vendet e rajonit dhe me Bashkimin Evropian. Rasti konkret i takon Bosnjë Hercegovinës, e cila miratoi një ligj në Parlament për të mbrojtur produktet e saja bujqësore, duke detyruar Brukselin të paralajmërojë për sanksione.