Sudan, 99 për qind për pavarësi

Nga Express më 30 janar 2011 në ora 17:00
Konfirmohet zyrtarisht që populli i Sudanit jugor ka vendosur në mënyrë unanime shkëputjen nga pjesa tjetër e vendit, pra nga veriu, i banuar me popullatë shumicë myslimane.
99 për qind e pjesëmarrësve në referendumin e zhvilluar nga 9 deri në 15 janar ka votuar pro pavarësisë nga pjesa veriore e Sudanit.
Rezultatet e para janë publikuar nga Komisioni Zgjedhor, i cili ka mbikëqyrë referendumin.