E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timmermans: Kosova drejtohet nga kriminelët

Ish-ministri i Holandës për çështje evropiane, Frans Timmermans, aktualisht deputet në parlamentin holandez, gjatë një takimi në nëntor të vitit 2007 me zyrtarët e SHBA-së në Hagë, ka thënë se Kosova drejtohet nga kriminelë.
 

Këto komente të tij u shfaqen nga WikiLeaks dhe ato janë bërë në kohën e zgjedhjeve në Kosovë vetëm pak kohë para se vendi të shpallte pavarësinë në vitin 2008, raportoi BalkanInsight.
 

Timmermans ishte i shqetësuar rreth pasojave në të ardhmes së BE-së në raport me Kosovën. “Kosova është e drejtuar nga njerëz të cilët jetojnë nga krimi ... Ata kanë mjete të tjera për të mbështetur veten e tyre”, citon WikiLekas ish-ministrin holandez.
 

Po ashtu ai kishte sugjeruar gjithashtu se BE-ja kurrë nuk do të jetë në gjendje të bie dakord për pavarësinë e Kosovës. “Ai (Timmermans) gjithashtu shprehu dyshim të fortë të BE mund të arrijë konsensus për Kosovën”, citon WikiLekas, holandezin në një dokument të publikuar.
 

Anëtari i Partisë Laburiste të Holandës, vuri në dukje se Rusia ishte duke krijuar kaos në Ballkan, dhe Kosova do të jetë një çështje problematike. “Rusët do të reagojë fort për deklaratën e pavarësisë së Kosovës dhe reagimi evropian do të jetë sa për sy e faqe, kam frikë”, thuhet në dokument, që, me sa duket, i referohet komenteve të Timmermans.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›