Suedi/ Qeveria paralajmëron familjet dhe bizneset: Përgatituni për ndërprerje të paprecedentë të energjisë elektrike

Qeveria e Suedisë ka paralajmëruar familjet dhe bizneset që të përgatiten për ndërprerje të “paprecedentë” të energjisë elektrike këtë dimër, mes temperaturave nën zero dhe mungesës së energjisë në Evropë pasi Rusia ndërpreu eksportet e gazit.
“Suedia nuk ka qenë kurrë në këtë situatë,” tha Ministri i Mbrojtjes Civile Karl-Oscar Bolin në një konferencë për shtyp.
Çmimet e energjisë në Skandinavi janë rritur këtë vit mes frikës se shkurtimet në eksportet e gazit rus në Evropë do të çojnë në mungesa dhe qeveria suedeze në fillim të këtij muaji u kërkoi qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike./ CNN.gr
/rtsh.al/