Suedi/ Vjedhje spektakolare në një bankë në Stokholm
Goditja e vënë në skenë nga një grup rrëmbyesish herët mëngjesin e së mërkurës në kryeqytetin suedez Stokholm ka të gjithë përbërësit e një filmi hollivudian aksion: para, helikopterë, shpërthime. Bëhet fjalë për një grabitje spektakolare të një banke. Rreth orës 4:00 të mëngjesit të së mërkurës, një helikopter është pozicionar në catinë e një banke të kompanisë G4S, disa kilometra në jug të Stokholmit. Disa dëshmitarë të ngjarjes kanë parë disa njerëz të dilnin nga mjeti fluturues, të shkatërrojnë ndërtesën dhe të hyjnë brenda. Ka qënë një ngjarje e organizuar deri në detajet më të vogla.
Ndërkohë që helikopterët e policisë nuk mundën të ngriheshin në ato momente për shkak të një alarmi për bombë. Për shkak të alarmit, policisë i është dashur pak kohë për të arritur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në brendësi të ndërtesës së bankës janë parë objekte të dyshimta, dhe më pas ka pasur edhe disa shpërthime. Më pas, rrëmbyesit kanë marrë paratë dhe i janë drejtuar qiellit të Stokholmit. Sipas policisë suedeze, grabitja e bankës ka zgjatur vetëm 20 minuta. Rrëmbyesit e kanë lënë më pas helikopterin rreth 10 kilometra nga vendi i ngjarjes praën një pylli në veri të kryeqytetit. Mjeti fluturues, një Xhet Ranger Bell 206, rezultoi se kishte qënë vjedhur nga grabitësit e bankës.