Vdes në Durrës pushuesja nga Maqedonia
DURRËS Një 78-vjeçare nga Maqedonia, por me banim në Durrës, është gjetur e vdekur nga pushuesit e tjerë disa metra nga bregu. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia si dhe një autoabulancë e cila ka marrë trupin e pajetë të 78-vjeçares Rada Traceski. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12.00 në lagjen nr.13 në sektorin “Apolonia” në Durrës. Dëshmitarët në vendngjarje shprehen se e moshuara ka qenë duke notuar në breg, ndërsa papritur është zhytur dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe. Kanë qenë vetë pushuesit të cilët i kanë shkuar në ndihmë, por ka qenë shumë vonë, pasi ajo ka ndërruar jetë. Burime zyrtare nga spitali i Durrësit bëjnë me dije se nga kryerja e veprimeve të para rezultoi se Rada Traceski vuante nga sëmundje të zemrës.