Rusi, zhduket anija me 23 marinarë

Një anije ruse me 23 marinarë është zhdukur në Detin Ohotsk në Lindjen e largët të Rusisë.
Anija e peshkimit "Ametist" nuk ka arritur të dërgojë sinjale për vend ndodhjen e saj, ka thënë zëdhënësi i ekipit të shpëtimit.
Raportohet se në kërkim të anijes së zhdukur janë angazhuar anije dhe helikopterë, por kushtet klimatike e kanë vështirësuar operacionin.
Agjencia Interfax raportoi se anija ka karburant të mjaftueshëm deri nesër.