Premier Liga, Arsenali përkohësisht në krye
Skuadra e Arsen Vengerit e pa veten në disavantazh të dy golave pas 28 minutash lojë (Kahil në minutën e shtatë dhe Tejlor në të 28-ën me penallti), por më pas ishte e papërmbajtshme, duke gjetur rrugën e rrjetës plot katër herë.Në minutën e fundit të pjesës së parë Tomas Rozicki bëri që të dy ekipet të shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1. Kapiteni Fabregas (52’), Vermalen (65’) dhe Arshavin (85’) vulosën triumfin e londinezëve, të cilët ngjiten në krye të klasifikimit të Premier Ligës në kuotën e 48 pikëve, aq sa ka edhe Çelsi.Në ndeshjen tjetër të luajtur mbrëmjen e djeshme Liverpuli ka gjetur më në fund rrugën e suksesit. Ekipi i drejtuar nga spanjolli Rafa Benitez fitoi 2-0 ndaj Totenhemit në “Anfield Road”. Dirk Kajt me dy golat e shënuar (5’ dhe 90’ me 11-metërsh) ishte njeriu i ndeshjes.