KE: Ilaçet e rreme, më fitimprurëse se heroina
Ilaçet e rreme, më fitimprurëse se heroina. Pas konferencës së dy ditëve më parë, ku u bë me dije ngritje e sistemit të farmakovigjilencës, Shqipërisë i ka ardhur një ftesë për të ratifikuar traktatin e Këshillit të Evropës kundër produkteve mjekësore të rreme. Ai do të çelet për nënshkrim në nëntor në Stamboll. Këshilli i Evropës (KiE) thotë se ilaçet e rreme të anti-koagulimit janë përdorur tashmë te pacientë në Evropë. Ka shqetësime se pacientë pa dijeni mund të jenë duke marrë gjithashtu antibiotikë të përzierë, trajtime për kancer, ilaçe anti-psikotike, trajtime për uljen e kolesterolit dhe trajtime për mosfunksionime erektive. "Ky traktat ofron një këndvështrim të plotë për të luftuar një krim që kërcënon shëndetin publik dhe sistemet e kujdesit shëndetësor publik", tha një zëdhënës i KE. "Ilaçet e rreme janë më fitimprurëse se heroina. Ky është një krim i ulët, për t'iu dhënë pacientëve në mënyrë të paligjshme produkte që nuk bëjnë punë", u shpreh ai.