Libia rivendos marrëdhëniet diplomatike me Irakun

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citoi një zyrtar irakian të ketë thënë se "Libia ka vendosur që të rifillojë marrëdhëniet diplomatike me ne". Ky vendimi vjen disa ditë para samitit arab të planifikuar më 29 mars në Bagdad.
I pyetur në lidhje me shkëmbimin e ambasadorëve, zëvendësministri irakian i Punëve të Jashtme, Labid Abawi u përgjigj se kjo do të zhvillohet në një etapë të dytë.
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki kishte takuar më 6 tetor kryeministrin e përkohshëm të Libisë, Mahmud Jibrilin, gjatë një vizite të shkurtër në Irak dhe që të dy kishin rënë dakord për të çuar ambasadorë në vendet e tyre përkatëse.
Libia kishte njoftuar më 1 qershor të vitit 2003 shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike me Irakun dhe mbylljen e ambasadës së saj në Bagdad, për shkak të vendimit të SHBA-së për të anuluar imunitetin diplomatik të misioneve të pranishme në Irak./Start/
2012-03-24 09:26