E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia mbështet kandidaturën për Serbinë

Qeveria suedeze është që t’i jap statusin e kandidatit Serbisë. Ky konkluzion u nxor të hënën nga debati i ministrave të jashtëm të BE-së.

Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt duket se është me i zëshëm që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit.

”Unë nuk mund të them që jam i kënaqur, por unë nuk jam i zemëruar. Unë qysh sot nuk do të mund ta bëj një parashikim, sepse do të ishte gabim. Por unë mendoj se sonte kemi bërë punë shumë të mirë”, ka thënë Bildt.

Kryediplomati suedez ka hedhur poshtë edhe kritikat e kancelares gjermane Angela Merkel në raport me Serbinë.

“Është më mirë të përfundohet politika e zgjerimit në Ballkan dhe të merremi me probleme të tjera evropiane të cilat janë më serioze”, ka thënë Bild për kanalin e parë shtetëror të Radio Suedisë. A.Gashi

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›