Isa Mustafa në kongresin e partive popullore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Isa Mustafa, dhe nënkryetari Sabri Hamiti, kanë udhëtuar sot për në Marsej, ku, me ftesë të Kryetarit të Partive Popullore Evropiane (EPP), Ëilfried Martens, do të marrin pjesë në Kongresin e Unionit të këtyre partive.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë kërkesë zyrtare për t’u bërë anëtare e familjes së madhe të Partive Popullore Evropiane dhe është në rrugë të mirë që këtë synim të sajin ta realizojë me sukses. Për më tepër, LDK-ja përherë ka mbajtur relacione të ngushta me këto parti, nga të cilat ka pasur përkrahje të plotë në veprimtarinë e saj politike. Kohë më parë, vetë Kryetari Wilfried Martens (ish-Kryeministër i Belgjikës), në në takim me drejtuesit e LDK-së, ka pohuar mbështetjen e tij të parezervë për anëtarësimin e LDK-së në Unionin e Partive Popullore Evropiane”, thuhet në njoftimin e LDK-së.