Kush nuk di te parkoje do ti bllokohet makina
Bashkia e Tiranes ka ndermarre nje aksion per parkimet e gabuara ne disa zona te kryeqytetit. Krahas kesaj perfaqesuesit e bashkise kane nisur per here te pare edhe nje fushate sensibilizuese duke falenderuar qytetaret qe kishin parkuar duke respektuar rregullat e qarkullimit. Drejtori i policise bashkiake tha se kjo nisme e cila nisi pergjate bulevardit Zogu i Pare do te vazhdoje ne te gjithe Tiranen ndersa per ata qe shkelin rregullat e parkimit do te kete edhe masa penalizuese. Bashkia e Tiranes sensibilizon te gjithe qytetaret duke i falenderuar te gjithe ata qytetare qe parkojne ne menyre te rregullt. Ndersa per sa u perket atyre qe parkojne ne menyre jo te rregullt policia bashkiake do te marre te gjitha masat e nevojshme ndeshkuese si levizje te mjetit me karrotrec dhe bllokimin ne piken e bllokimit qe eshte ne policine bashkiake tha Zyhdi Dajti drejtor i policise bashkiake.
Bashkia ka nisur te zbatoje prej disa muajsh nje plan masash per permiresimin e qarkullimit ne Tirane si ajo e parkimit me pagese pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit dhe ne sheshin Italia.