E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo beson tek Anglia

“Kjo është ende skuadra ime”. Nuk mundet të mos e thotë këtë gjë Fabio Kapelo, ndërsa që nga baza e tij në Varshavë ndoqi ndeshjen që Anglia luajti dhe barazoi 1-1 në grupin D ndaj Francës.
Italiani u largua nga posti i tij vetëm pak muaj para fillimit të Euro 2012-ës për shkak të problemeve lidhur me shiritin e kapitenit të Xhon Territ, ndërsa shprehet se ndihet ende shumë i lidhur me skuadrën e “luanëve”.
Kapelo mendon se skuadra angleze mund t’ia dalë që të fitojë Euro 2012-ën ndonëse do të ketë rivalë të fortë si Spanja, Gjermania, madje edhe Rusia apo Ukraina.
Fjalë të veçanta italiani ka për Uejn Runin, të cilin e cilëson një lojtar të veçantë. Ai vlerëson se sulmuesi i Junajtid ka edhe aftësi për të shënuar, por edhe talent për të luajtur me topin, për të krijuar hapësira.
“Kur ishim në stërvitje, unë duhej ta detyroja që të pushonte, pasi ishte i palodhur në gjuajtjet drejt portës, në gjuajtjen e penalltive dhe gjithçka tjetër”, u shpreh ai.
Kapelo do të kishte dashur të kishte fituar një trofe me Anglinë. Në Botërorin e vitit 2010 nuk ia doli, ndërsa tani uron që këtë gjë ta bëjë Roi Hoxhson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›