E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suksesi i Barcelonës do të përfundojë

Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka parashikuar se ‘ditët e suksesshme’ të Barcelonës do të përfundojnë pas triumfit të gjigantit madrilen në garë për titull në La Liga.

Los Blancos festuan titullin e 32-të në histori të klubit pas fitores 3-0 në udhëtim te Athletic Bilbao të mërkurën. Arbeloa beson se ky triumf do të shënojë përfundimin e dominimit të Barcelonës.

“Mendoj se ka ardhur koha jonë. Ja them këtë Barcelonës. ‘Ditëve të triumfit tuaj së shpejti do tu vjen fundi”, deklaroi Arbeloa për magazinën XL.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›