E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suksesi ngjall sukses

Historia sugjeron se triumfi i sivjetmë i Portos në Europa League do të sjellë edhe më tepër sukses për skuadrën portugeze. Një vështrim te fituesit e kaluar të garës sugjeron se ky është vetëm fillimi. Një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe skuadrës së Portos më 2003, kur pas triumfit në Kupën UEFA, edicionin e ardhshëm fitoi Ligën e Kampionëve. Nga Express më 20 maj 2011 në ora 11:03

Porto fitoi titullin e shtatë evropian duke mposhtur Bragan të mërkurën dhe nëse fituesit e kaluar të Europa League ose Kupës UEFA përdoren si udhërrëfyes, atëherë mund të presim edhe më tepër. Në këtë garë duket se suksesi ngjall sukses, siç i ndodhi skuadrës së Portos, që suksesin e vet më 2003 e përcolli me triumf në Ligën e Kampionëve, 12 muaj më vonë.

Atletico Madrid – 2010

Fituesi i edicionit të parë të Europa League, Atletico mposhti Interin duke shtuar Superkupën e Evropës në gusht, por nuk arriti të mbrojë titullin. Të eliminuar në fazën e grupeve, ekipi i Quique Sanchez Flores është paraqitur shumë më mirë në La Liga dhe mund të përfundojë i pesti, përmirësim i konsiderueshëm për dallim nga edicioni i kaluar kur doli i nënti.

Shakhtar Donetsk – 2009

Shakhtar Donetsk ka shkuar nga fuqia në fuqi prej kur mposhti Werder Bremenin në Stamboll. Kampion i Ukrainës në dy vitet e fundit ata mund të triumfojnë edhe në kupë, nëse mposhtin Dynamo Kievin në finalen e javës së ardhshme. Por, transferimi i suksesit në Ligën e Kampionëve veçon ekipin e Mircea Lucescut. Ata arritën në çerekfinale për herë të parë këtë sezon.

Zenit St Petersburg – 2008

Zenit përcolli fitoren e vet ndaj Rangers duke u bërë skuadra e parë ruse që ngriti Superkupën e Evropës, dhe duke mposhtur Manchester Unitedin në Monaco. Ata nuk ishin në shkallë të njëjtë më 2009, por ardhja e italianit Luciano Spalletti në dhjetor ka sjellë ndryshime pozitive, një sezon ku ata thyen shumë rekorde dhe përfunduan kampionë të dyfishtë në ligë dhe kupë.

Sevilla– 2006, 2007

Sevilla përfundoi pritjen 58 vjeçare për titull, kur mposhti skuadrën angleze Middlesbrough në Eindhoven, por pritja për një tjetër trofe ishte shumë më e shkurtër. Tre muaj më vonë, ekipi nga Andaluzia fitoi përballë Barcelonës në Superkupën e Evropës, ndërsa në edicionin e ardhshëm mbrojti kurorën në Kupën UEFA dhe shtoi Copa del Rey. Largimi i trajnerit Juande Ramos ngeci avancimin, por sezonin e kaluar ata fituan kupën e tyre të pestë.

CSKA Moska – 2005

Kabineti i titujve të CSKA Moskës përmbante dy trofe, por triumfi në Kupën UEFA pas fitores ndaj Sporting Lisbonës, solli rrugëtim të artë. Brenda 18 muajve, ata kompletuan dy liga dhe dy kupa, ndërsa shtuan kupa të tjera të Rusisë më 2008 dhe 2009. Ata arritën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve më 2009/10.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›