Suksesi politik i Erdoganit dhe dritëhijet e transformimit të Turqisë
Protagonist në politikën ndërkombëtare për shkak të qëndrimeve agresive dhe aftësisë së tij për të kryer një politikë të pavarur, d.m.th e pavarur nga aleatët “tradicionale”, Kryeministri Erdogan duket se ka reflektuar në biografinë e tij, kontradiktat dhe identitetin që përbëjnë imazhin kaleidoskopik të Turqisë në mijëvjeçarin e ri.
Për më shumë se 80 vjet Turqia ka treguar një faqe zyrtare të vetes duke paraqitur pak a shumë të menduarit dhe idetë e njerëzve të zakonshëm. Mustafa Qemal, babai i famshëm i turqve, kishte çuar popullin e tij drejt konsolidimit në një shteti komb modern, laik, heqjen e autoriteti i Perandorisë Osmane si “E sëmura e Europës”, që po u shkatërronte nën goditjet e lëvizjeve për pavarësi. Që atëherë, udhëheqja e re turke ka ndjekur me pedanteri ideologjike Ataturk-un dhe u përpoq të largonte ndonjë mbetje të së kaluarës perandorake dhe të bënte Turqinë sa më afër të ngjashme me Europën.
Islami u shfuqizua si religjioni shtetëror, u zëvendësua alfabeti arab nga ai latin, poligamia u shfuqizuar dhe iu dha grave e drejta e votës. Për më tepër, edhe pse kodet civile, penale dhe komerciale u përditësuan mbi shembullin e atyre europiane dhe gjykatat islamike u shfuqizuan, ushtarakëve iu dha roli për të monitoruar dhe gjetur kalibrin e identitetit politik dhe kulturor të Turqisë dhe për të ndërhyrë në kohë kur parimet e Kushtetutës së re po binin poshtë. Një pushim i papritur dhe drastik, e cila ra nga lart që ndikoi në shoqërinë turke të ndarë në mënyrë skizofrenike mes një tradite islame shekullore dhe avancimi i modernitetit sipas stilit perëndimor.
Modeli i shtetit është ruajtur për një kohë të gjatë. Dhe tri herë ushtria ka ndërhyrë në politikën turke duke marrë frenat e pushtetit. Në raste të tjera të ishte, megjithatë, Këshilli i Sigurimit Kombëtar, kujdestaria e ortodoksisë Qemaliste, për të shkrirë parti politike: e para, në 1989 partitë kishin inspirime të majta dhe komuniste, dhe pas kësaj date, partitë morën ideale islamike. Më 1997 ishte "puçi i heshtur" i fundit i Këshillit që shpërbeu Partinë e Mirëqenies (Refah) të kryeministrit Nexhmettin Erbakan, mentor gjatë viteve të Erdogan-it në universitet.
Në dritën e asaj që ka ndodhur në të kaluarën, duket e vështirë të besohet se, sot, është një parti islamike, AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), që po drejton Turqinë për tetë vitet e fundit dhe që, nga shtatë vite, është Kryeministër po i njëjti person, i cili ishte burgosur më 1998 me akuza për nxitje të urrejtjes fetare dhe për të sfiduar dogmën e sekularizmit laik duke lexuar fjalët e militantizmit islamik. Megjithatë, të vjen për të menduar se suksesi i Erdogan-it, i konfirmuar në zgjedhjet e vitit 2007 nga 46% të votave, është për shkak të karrierës së tij personale politike.
Origjina e përulur dhe ecja atipike e tij e bëjnë Erdoganin një model për shtresën konservatore të mesme. Djali i një roje bregdetare, i cili u rrit në një nga rrugët më të uritura të Stambollit, i detyruar nga varfëria që cenonte familjen e tij ai del në rrugë për të shitur limonada dhe simite, Erdogan ka marrë një edukim të rreptë islamik, para se të diplomohej për Menaxhim e Biznes në Universitetin e Marmarasë. Ndryshe nga aktorët e tjerë të politikës moderne të Turqisë, karriera e tij politike nuk është për shkak të militantizmit në partitë trashëgimtare të ideologjisë së Ataturkut, dhe as nga një post në krye të burokracisë.
Erdogan, në sytë e turqve, nuk i ka ndyrë kurrë duart e tij duke bashkëpunuar me sistemin e shtetit të korruptuar - që e burgosi atë për idetë e tij dhe e pezulloi nga detyrat publike. I dashuruar me futbollin, ai ka luajtur në mënyrë profesionale gjatë viteve të universitetit, dhe është gjithashtu një mysliman konservator i cili, deri para pak viteve më parë, iu shmangej shtrëngimit të duarve me gratë dhe nuk ulej në tavolina ku konsumohej alkool.
Mundësia e parë për të demonstruar aftësitë e tij politike iu dha, pas vitesh militantizëm në Partinë e Mirëqenies, kur ai u zgjodh kryetar i bashkisë së Stambollit më 1994. Efikas dhe karizmatik, nga kjo përvojë e fituar për aftësitë që pati me çështje të tilla si mungesa e ujit, ndotja dhe trafiku urban, edhe pse ai ka provuar të ndalojë shitjen e alkoolit në vendet publike. Ndoshta diploma e tij në menaxhimin e biznesit doli të ishte e dobishme për të ringjallur financat e një qytetit nga më kaotiket e të mbipopulluar të botës, dhe luftën e tij kundër korrupsionit i ka siguruar mbështetjen e klasave popullore, shumica me besimit islamik, dhe të sipërmarrësve të vegjël, të lodhur nga qeverisja e keqe.
Outsider i establishmentit turk, një europeist, një mysliman, kur do agresiv, por i hapur për kompromis në emër të së mirës së përbashkët: në qoftë se Ataturk-u ka qenë babai i Turqisë moderne, Erdogan mund të cilësohet një portret i Turqisë bashkëkohore, i aftë në të njëjtën kohë, për të parë botën islame si dhe për të mbajtur aleancat më të rëndësishme strategjike.
Ndërkombëtarisht, në fakt, synimet e Turqisë janë të përqendruara në disa fronte. Tradicionalisht, Turqia përshkruhet si një vend fqinj me Perëndimin. Megjithatë kohët e fundit, duket se vendi po lëviz larg brigjeve të saj perëndimorë për të parë më shumë drejt atyre të Lindjes. Procesi i gjatë dhe rraskapitës i bashkimit me Europën, i nisur në tetor 2005 dhe i ndjekur me zell nga Erdogan, duket ende shumë larg nga një zgjidhje finale. Kërkesat e Bashkimit Evropian janë bërë gjithnjë e më shumë të shtrenjta, bile popullsia turke është e pakënaqur nga një projekt që dikur e kishte mbështetur me entuziazëm.
Turqisë, për t’iu përshtatur standardeve evropiane, iu desh të angazhohej në reduktimin e rolit të ushtrisë dhe të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, si dhe në përmirësimin e ekonomisë kombëtare. Asaj iu desh edhe të përpiqej për të reformuar Kushtetutën, por njerëzve tashmë po u duket më pak interesant fati i këtij angazhimi “të përjetshëm me Europën” dhe janë të gatshëm ta kërkojnë diku tjetër këtë angazhim. Vetë Erdogan, që për largpamësi politike apo/dhe oportunizëm, vazhdon ta mbështesë idenë se Turqia ka një shpirt europian, vitet e fundit ka filluar të nxjerrë një profil të ndryshëm të politikës së jashtme. Slogani është gjithmonë i njëjtë: “asnjë problem me fqinjët”, por ideologjia nuk është më vetëm europeiste si ajo e Ali Babaçan, por Neo-Otomane, e shpallur nga Ahmet Davutoglu, Ministër i Jashtëm, i emëruar me 1 maj 2009. Sipas tij, Turqia ka shansin tani që Lufta e Ftohtë ka mbaruar, për të luajtur një rol kryesor ndërkombëtar, në sajë të urave gjeografike mes Europës dhe Azisë, urave kulturore të një shteti laik mysliman me demokraci politike. Pra, edhe pse Turqia mbetet një aleate e Shteteve të Bashkuara dhe aspiron BE-në, ajo ka filluar të ripërcaktojë interesat e veta, duke u liruar në disa raste nga mbështetja e SHBA-ve dhe e Europës.
Edhe para emërimit të Davutoglu-së, duke u nisur nga bombardimet e Gazas, Erdogani e kishte kundërshtuar afërsinë tradicionale me Izraelin, duke braktisur në mënyrë demonstrative debatin mbi luftën dhe paqen në Lindjen e Mesme në Forumin Ekonomik Botëror të 2008-s. Incidenti i fundit diplomatik, me episodin e shumëdiskutuar të flotës së Lirisë, bëri që Erdogan të mos hezitonte të dilte kundër Izraelit dhe të ofronte solidaritetin për popullin palestinez. Kryeministri turk i ka ofruar gjithashtu mbështetje grupit kinse pacifist Ihh (Ve Insan Haklary Hurriyetleri Vakfi), Shoqata islamike që organizoi ekspeditën, së cilës i kanë dalë në pah lidhjet me organizatat islamike ekstremiste.
Një dëshmi vjen edhe nga zgjerimi i marrëdhënieve turke me krijimin, më 17 maj, të të ashtuquajturit aksi Lula-Ahmedinexhad-Erdogan. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes Brazilit dhe Iranit mbi shkëmbimin e uraniumit, që shmangte një raund të katërt të sanksioneve diplomatike. Ndërkohë shumë vëzhgues ndërkombëtarë kanë ngritur disa kundërshtime për transparencën e kësaj marrëveshjeje, kurse të tjerë kanë theksuar rolin e rëndësishëm ndërmjetësues të Turqisë në njërën prej krizave më serioze ndërkombëtare.
Një tjetër element i rëndësishëm i politikës së jashtme turke mbetet interesi për Ballkanin. Në kohët e fundit, në fakt, kontaktet dhe marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe vendeve të Ballkanit, që në të kaluarën kanë qenë në orbitën e Perandorisë Otomane, janë intensifikuar. Qëllimi është një partneritet strategjik, veçanërisht në ekonomi, si dhe forcimi i stabilitetit rajonal. Ky proces i përfshirjes së Turqisë në Ballkan filloi me dështimin e Samitit “Butmir”, një takim mbi reformën kushtetuese të mbajtur me 9 tetor 2009 nga amerikanët dhe europianët. Në emër të një komuniteti historik (të kaluarës otomane) dhe religjioz (Islamit), Turqia qëndron, së bashku me Rusinë si një partner i mundshëm për të ringritur rajonin, një rajon disi i braktisur dhe i lënë në harresë nga Europa dhe vendet fqinje mesdhetare.
Kjo zhvendosje e boshtit të politikës së jashtme turke u arsyetua nga motivet e forta ekonomike. Tani ka më shumë se tre vjet, që kompanitë turke kanë arritur rezultate të mëdha në Lindjen e Mesme dhe tregjet e Azisë Qendrore, ndërsa Europa vuan nga kriza e euros. Rimëkëmbja ekonomike është një konsensus i rëndësishëm i partisë së Erdoganit. Ky, pasi mori pushtetin, është angazhuar mbi të gjitha për të siguruar një stabilitet të madh ekonomik të Turqisë gjatë viteve ‘90, që kishte përjetuar disa kriza ekonomike deri tek kriza financiare e tmerrshme e 2001-it, ku u desh miratimi i masave të veçanta për rivendosjen në rregull të situatës.
Që nga viti 2002 deri më sot, ekonomia turke vazhdon të shërohet: nuk mjafton as kriza ekonomike botërore e 2008 për të ndaluar rritjen, edhe pse e frenuar, ajo është rritur me një normë të barabartë me 11,7% në tremujorin e parë të 2010, një përqindje që e vë Turqinë direkt pas Kinës. AKP shihet edhe si njëra nga forcat politike e pakorruptuar në skandalin e fundit “Ergenekon”, një skandal që ka risjellë në skenë të gjithë gravitetin e çështjes. Mbetet fakti se kriza politike e 2007-s që çoi në zgjedhje të parakohshme, e ndau shoqërinë mëdysh: progresistët nga njëra anë, dhe konservatorët e votuesit e saj fetarë nga ana tjetër. Këta të fundit besojnë se AKP ka luajtur një rol të rëndësishëm në ringjalljen e ”Ekonomisë turke”. Por nacionalistët, laikët dhe liberalët e rinj janë kundër ndikimit politik në rritje të fesë. Një ndarje që reflekton interpretimet e ndryshme të politikës së brendshme, nga çështja e shamisë, tek mbështetja për kandidaturën e Turqisë në BE, si dhe zvogëlimi i rolit të ushtrisë.
Linja e vetme e vazhdimësisë së Erdoganit me paraardhësit e tij duket të jenë çështjet e pazgjidhura të Turqisë: pavarësia kurde, njohja e gjenocidit armen dhe çështja e Qipros. Deklaratat e fundit e Erdogan në përgjigje të presionit ndërkombëtar për të njohur shfarosjen ndaj armenëve ka ngjallur indinjatë në bashkësinë ndërkombëtare. Ai tha se, në fakt, është Turqia toleron në territorin e saj mbi njëqind mijë armenë pa shtëpi, dhe nëse futen në fuqi masa më të ashpra, ata mund të përzihen. Fjalë të forta që kanë treguar jo-tolerancën e Kryeministrit turk, për një ngjarje që daton pothuajse një shekull më parë, por që është ende në gjendje ta shtyjë hyrjen e Turqisë në BE.
Për më tepër, përpjekjet e pakta për hapje ndaj pakicave etnike në vend, në veçanti të popullsisë kurde, që nëpërmjet një programi të quajtur "Iniciativa Demokratike" u vunë në rrezik nga vazhdimi i operacioneve të luftës në fund të 2009. Ndalimi i partisë kurde, DTP, e pesta që nga vitet ‘90, ka vënë në pikëpyetje procesin e afrimit të Erdogan me pakicat minoritare. Së fundi situata në Qipro qëndron e bllokuar pas dështimit të planit Anan dhe hyrja në BE e Qipros së Jugut.
E pra, kryeministri Erdogan është i dyzuar, siç është populli turk, midis traditës dhe modernitetit, Islamit dhe laicizmit, ambicieve aziatike dhe ambicieve europiane. Shumë aspekte, të ndryshme, ende konservative dhe tradicionaliste.
Një vit e ndajnë Turqinë nga zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për 2011, dhe duket se Erdogan mund të luajë ende një rol të madh. Megjithatë, duhet parë nëse populli turk do të vazhdojë të mbështesë projektin e kryeministrit për t’i dhënë një rol “kryesor" Turqisë.