E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në “Ditën e Kukuvajkës”

Tashmë është strategji zyrtare përdhosja e të gjitha interesave kombëtare nga ana e të majtës soc-komuniste. Edi Rama ka caktuar edhe Ditën e vet të Kukuvajkës, ndërkohë që njerëzit pranë tij janë orientuar të vënë në zbatim një sjellje hienash, si e vetmja mënyrë, për t’u përballur në fushatën e ardhshme elektorale

Pas mungesash të gjata për disa të premte me radhë, dje Edi Rama u shfaq sërish para gazetarëve, si për të na kujtuar se, me gjithë mungesat në ditët e pushimeve të gjata e luksoze, ai do të vazhdojë të qëndrojë besnik “Ditës ë Kukuvajkave”.
Që në krye të herës, duhet të evidentohet një fakt, që edhe dje, ai nuk kishte ndryshuar asgjë, as në pamjet
n e jashtme, as në gjeste e plastikën e fytyrës, as në hakërrimin me gazetarët, as..., as... Ah, e vetmja gjë që kishte ndryshuar, ishte kollarja.
Me që ra fjala te kollarja, sikur ndokujt ti binte ndër mend, t’ia numëronte ato (kollaret), a do të mund të mbërrinim në përfundimin, se arsyeja që ai është aq i varfër, me vetëm 3 mijë dollarë a euro në llogarinë e tij, janë shpenzimet “e shfrenuara” për kollare.
Nejse.
Po, ç’është edhe më kryesorja, Edi Rama, në “Ditën e Kukuvajkës”, nuk artikuloi asgjë të re edhe në mesazhet e pretenduara, për të cilat e ka shndërruar në traditë, të dalë e të llomotisë për çdo të premte. Të gjitha, të gjitha, ato që tha Edi Rama, ishin copëza deklaratash, të prera në faqet e gazetave të ortakëve të tij, të ngjitura keq, por që janë artikuluar edhe më herët, nga Olta Xhaçka, Artan Gaçi, Eduart Shalësi, Vasilika Hysi, Erion Braçe (në ditën e rrahjes së radhës të këtij të fundit)... etj.,... etj.,....
Duket, Edi Rama, me qenë se ka qenë me pushime të gjata “jashtë atdheut”, nuk është update-uar me të rejat e vjetra më të fundit të deputetëve të emëruar prej atij vetë.
Gjithsesi, kjo mungesë informacioni, nuk e pengoi dje Edi Ramën, të vijonte me të vetmen gjë që di të bëjë mirë, atë të të nxirit të realitetit, për më tepër të sukseseve dhe arritjeve të qeverisë.
Në këtë kontekst, Edi Rama, nuk harroi dje të tirrte në mënyrë të përsëritur, të njëjtat fraza për “krizë ekonomike”, “korrupsion galopant”, “zgjedhje të vjedhura”, etj.,... etj.,... por sërish nuk ofroi asnjë alternativë, asnjë mundësi për t’u bërë pjesë e zgjidhjes së problemeve të pretenduara. Jo vetëm kaq, por, me harbutërinë e tij, që e karakterizon, kur ndonjë gazetar guxon t’i bëjë ndonjë pyetje të pakontrolluar më parë, ai ju shmang përgjigjeve, në se do të bëhet pjesë e reformës zgjedhore, në se do të rikandidojë apo jo për kreun e bashkisë së Tiranës. Biles..., biles..., edhe për ngjarjen e Himarës dha një përgjigje të tipit “Don Kishot”, sikurse “arsyeja e mos arsyes, që i bëhet arsyes sime...”. Te kjo pjesë i çuditi të gjithë, kur këmbënguli se ngjarja e Himarë, është pjesë e drejtësisë. E pra, ai që përsëriti dje pretencat, për gjithë emrat e mundshëm, që i vinin ndër mend, apo i kishte shënuar në letër, nuk guxoi të thoshte asgjë më shumë apo të tijën për ngjarjen e Himarës, duke pretenduar se (vetëm kjo), është pjesë e drejtësisë. Ndërsa të tjerat, i përkasin (vetëm) atij, për ti “hetuar”, “gjykuar” e “dënuar”.
Natyrisht, kushdo, që mendon, se ai mund të ketë shumë për të thënë, por nuk do, gabohet. Ai nuk ka asgjë për të thënë as për reformën zgjedhore, as për rikandidimin e tij, sepse, atë që di të thotë më mirë, sepse e ka mësuar prej më se pesë vjetësh përmendësh, është nxirja e realitetit nëpërmjet artikulimit të togfjalëshave “krizë ekonomike”, “korrupsion galopant”, “zgjedhje të vjedhura”, që prej shumë kohësh i përsërit e stërpërsërit në çdo “Ditë të Kukuvajkës”.
Po sot, çfarë do të ndodhë...?
Asgjë, do fillojë riciklimi i Olta Xhaçkës, Artan Gaçit, Eduart Shalësit, Vasilika Hysit, Erion Braçes..., etj.,... etj.,... deputetë të emëruar prej atij vetë.

Rama merret përsëri me ekonominë, por s’kupton dhe as nuk di asgjë për treguesit ekonomikë

Kemi ndjekur vazhdimisht kryetarin e Partisë Socialiste të hakërrehet me deklarata të paqarta, lidhur me situatën ekonomike, duke dhënë një alarm të paprecedentë, për krizë ekonomike dhe shifra alarmante që e mbështesin këtë tezë irracionale. Realisht mendimi i ekspertëve është i tillë që Shqipëria gëzon një situatë të qëndrueshme ekonomike dhe këtë e faktojnë indikatorë si rritja e eksporteve, një fluks i jashtëzakonshëm vizitorësh të huaj (mbi 3,5 milionë turistë vetëm 4 muajt e fundit), rritje të nivelit të investimeve të huaja dhe njëherazi rrije të investimeve në infrastrukturë dhe një klimë tërësisht favorizuese për biznesin, nxjerrin blof politikën kasnecë të lidershipit të opozitës.
është e kuptueshme se thatësira e gushtit dhe shterpësia mendore e përfaqësuesve të opozitës bashkë me kryetarin e tyre në krye, shkakton faza të tilla depresive dhe njëherazi artikulimin e shprehive në qarje e sipër se Shqipëria është në krizë ekonomike dhe se i kanoset fati i Greqisë. çmenduria! Të tilla deklarata dhe interpretime dashakeqe për ekonominë e vendit, aspektin më të rëndësishëm të shtetit dhe baza e funksionimit të tij, përbëjnë edhe aktin më të rëndë, në thelb jo vetëm nihilist por edhe përtej urrejtjes kombëtare. Një opozitë konstruktive dhe e denjë për debat real politik, duhet të ishte më e afirmuar me realitetin dhe deklaratat të mos kishin si pararendje interesat personale të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij, të klanit të ndërtimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›