E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodran Metaj rinovon me Groningen deri në 2012

Shkodran Metaj, autori i golit të dytë të Holandës U-21 në fitoren 2-1 me Danimarkën, zgjati kontratën deri në vitin 2012 me skuadrën e tij, FC Groningen. Lajmin e jep televizioni holandez TV Noord.
Ylli shqiptar 20-vjecar, i lindur në Bosnjë-Hercegovinë është një nga lojtarët titullarë të klubit holandez. Kontrata e mëparshme e Shkodranit skadonte në vitin 2009.
Metaj konsiderohet si një nga tre talentet e FC Groningen së bashku edhe me Tom Hiariej (19 vjec) dhe Stef Nijland (19). Specialistët e futbollit "portokalli" parashikojnë një të ardhme të madh të mesfushorit të majtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›