E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerets blindon Canën në mbrojtje

Kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, është lojtari që i duhet të bëjë të gjitha. Trajneri belg Erik Gerets do ta vendosë mesfushorin shkatërrues në qendër të mbrojtjes kundër Spartakut të Moskës në ndeshjen e kthimit të Kupës UEFA. Në fakt, Zhak Fati është sëmurë me grip dhe nuk do të udhëtojë në grupin e 18-lojtarëve të thirrur për aventurën moskovite. Në takimin e parë Marseja fitoi 3-0 dhe shanset për të qenë pjesë e 16 më të mirave të Europës në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klubet në kontinent janë shumë të mëdha. Lorik Cana, kohë më parë kishte deklaruar se objektivi i klubit të vetëm francez që ka fituar Ligën e Kampionëve është fitimi i Kupës UEFA.
Olimpiku ka qenë dy herë në kryeqytetin rus. Herën e parë është përballur pikërisht klundër Spartakut të Moskës, për gjysmëfinalet e Kupës së Kampioneve duke fituar 3-1 në edicionin 1990-1991. Ndeshjen e dytë e ka zhvilluar kundër CSKA-së Moskës në edicionin 2005-2006 për Kupën UEFA ku sërish fitoi 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›